April 29, 2024
Shqipëri

E rëndë: Dy të moshuar gjenden të vdekur në banesë

Ngjarje e rëndë në Lushnje. Dy të moshuar kanë ndërruar jetë ditën e sotme ndërsa dyshohet të jenë asfiksuar nga rrjedhja e gazit në banesën e tyre. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

“Rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes”, njoftoi Policia/Abcnews.al