Shqipëri

E reja vetëvritet pasi i publikuan foto intime në rrjetet sociale, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 27-vjeçare është vetëvrarë duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i kanë publikuar fotot intime në rrjetet sociale.

Një ditë më parë u raportua se e reja kishte rënë aksidentalisht, por tashmë ngjarja merr një tjetër kthesë. Sipas policisë, e reja i ka dhënë fund jetës për shkak të fotos që i është publikuar në rrjetet sociale.

Në pranga për këtë ngjarje ka rënë Altin Çoku, i cili dyshohet se ia ka publikuar foton intime vajzës në rrjetet sociale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 10 shkurt, në rrugën “Teuta” në Kamëz. 27-vjeçarja nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital.