July 1, 2024
Maqedoni

“E nënshkruar nga 85 kuvendarë” – Lexohet Deklarata e anëtarëve të Kuvendit të ASH-së/DOKUMENT

Arben Taravari ka marrë mbështetjen e 85 kuvendarëve të ASh-së, të cilët sonte thanë nënshkrimin e tyre për t’i thënë “po” koalicionit mes ASh-së dhe opozitës shqiptare.

Dhënie e nënshkrimeve u bë sonte, në tubimin e mbajtur në Kumanovë, i cili është thirrur nga Taravari pak ditë para se të mbahet Kuvendi i thirrur nga Ziadin Sela, i cili pritet të mbahet ditën e shtunë.