E ndoqi dhe e shantazhoi një vajzë të re, arrestohet 34-vjeçari nga Zhelina
Një 34-vjeçar nga Zhelina ka përfunduar në pranga pasi i njëjti dyshohet se ka ndjekur një vajzë të mitur dhe e ka shantazhuar me publikimin e disa fotografive eksplicite.
“Me datë 02.03.2024 në ora 09:40, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria B.K.(34) nga fshati Zhelinë, Tetovë, për shkak të dyshimit se me datë 02.02.2024 në Tetovë ka ndjekur një vajzë të mitur nga një fshat i Tetovës dhe e ka shantazhuar që të jetë me të, që të mos publikojë foto të saj me përmbajtje eksplicite. Sipas raportimit, ai ia ka marrë celularin. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.