Shqipëri

E moshuara gjendet e mbytur në Liqenin e Prespës

Një shtetase rreth 75 vjeç, e cila jetonte e vetme në banesë, prej 3 ditësh nuk gjendej.

Mëngjesin e sotëm, pas kërkimeve të emergjencave të bashkisë, zjarrfikëses dhe policisë, u gjet një trup i pajetë në Liqenin e Prespës, e cila dyshohet se i përket të moshuarës.

Në vendin e ngjarjes po shkojnë ekspertët të cilët do të zbardhin rrethanat, ndërsa pas nxjerrjes së trupit, do të kryhet autopsia.

Ka qenë vajza e 75-vjeçares që ka bërë denoncimin në polici, pasi e ëma nuk po i përgjigjej telefonatave të saj.