E kishte ofenduar Xhakën, gazetari zviceran detyrohet t’i ngjyrosë flokët e bardha
Kryeredaktori i sportit në gazetën e famshme zvicerane “Blick”, Andreas Boni, para disa javësh i kishte kritikuar futbollistët e kombëtares zvicerane, sidomos ata me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Xhaka u kritikua për ngjyrosjen e flokëve me ngjyrë të bardhë ndërkaq Shaqiri u kritikua për paraqitjen e tij me makinën luksoze “Lamborghini” në kampin stërvitor.
Boni kishte thënë se nëse Zvicra arrijnë të kualifikohet në çerekfinale ai do t’i ngjyroste flokët me të bardha.
E si duket këtë kryedaktori i Blick-ut e pati të pashmangshme.
Andreas Boni e humbi bastin që e pati me një tifoz.
“Borxhet e basteve janë borxhe nderi. Unë kam kritikuar ashpër Granit Xhakën dhe kam premtuar se në rast se kalojnë në çerekfinale do t’i lyej edhe unë”.
Zvicra në çerekfinale të “EURO 2020” do të përballet me Spanjen, kurse Granit Xhaka nuk do të luajë pasi është suspenduar për shkak të kartonëve.