Kolumna

E keqja nuk luftohet me fjalë, por me veprime konkrete dhe adekuate shoqërore

Shkruan: Ejup BERIShA

Thuhet se njeriu është qenie e pa përkryer dhe me shumë të meta. Këtë mund ta vërtetojmë me sjelljet të cilat i manifestojnë njerëzit në shoqëri dhe në shtet në raport me njerëzit e tjerë. Janë disa kategori njerëzish të cilët sa më shumë i kritikoni për sjelljet e tyre të këqija dhe negative, sjellje të cilat këta i bëjnë në shoqëri në raport me njerëzit e tjerë aq më tepër negativ dhe të këqij bëhen të njëjtët.

Njerëzit e kanë një periudhë të caktuar ku nga pozitiv dhe të mirë bëhen negativ dhe të këqij. Shkaqet dhe motivet se pse disa njerëz nga të mirë e pozitiv shndërrohen në të këqij e negativ janë të shumta unë këtu në këtë shkrim nuk do ti hulumtoj dhe studioj ato sepse kjo që po e shkruaj është kolumnë e jo punim shkencorë. Prandaj vlerësoj se mjafton vetëm se të përmenden si fakte e mira e posaçërisht e keqja e cila viteve të fundit është mjaft prezentë ndër ne, posaçërisht duhet të përmenden sjelljet dhe veprimet e këqija të njerëzve si fenomene në rritje në shtetet dhe shoqëritë tona. Apo dhe mjafton të përmendet fakti se njerëzit po patën mundësi i ndryshojnë sjelljet e tyre nga të mira në të këqija ata këtë ndryshim e bëjnë pa hamendje të mëdha dhe pa kurrfarë dyshimi. Se cilës sjellje do ti japin përparësi njerëzit të mirës apo të keqes kjo varet nga rrethanat dhe kushtet në të cilat jetojnë dhe veprojnë njerëzit. Më tej se cili do të jetë intensiteti dhe niveli i negativitetit dhe përkeqësimit të cilin e manifestojnë njerëzit e këqij me sjelljet e tyre në raport me njerëzit e tjerë relativisht të mirë kjo varet prej asaj se si do të reagojnë njerëzit e tjerë të mirë ndaj njeriut i cili fillon të sillet negativisht dhe keq me ta në shoqëri dhe në shtet. Po i lejuan të këqijat dhe të zezat e njeriut të keq pjesëtarët e mirë të shoqërisë atëherë njeriu i keq akoma më shumë do të bëhet negativ dhe i keq. Dhe anasjelltas po nuk i lejuan njerëzit e tjerë të këqijat dhe të zezat e njeriut të keq ky do të detyrohet ti përmirësoj apo dhe ti kufizoj negativitetet dhe të këqijat e tij të cilat i manifeston në lëvizjet dhe në sjelljet e tij.

Pra për t’i kufizuar apo dhe në raste të caktuara për ti minimizuar sjelljet negative dhe të këqija të njerëzve të këqij nevojitet veprim i vendosur i njerëzve të mirë. A e dini pse sepse njeriu nuk vet kufizohet dhe nuk përmirësohet po nuk u detyrua i njëjti që ti rishqyrtoj vetveten dhe sjelljet e tij. Sot të këqijat dhe sjelljet negative të njerëzve janë me bollëk në shoqëri dhe në shtet. Dhe nuk po ka as forcë e as vullnet për t’iu thënë NDAL të këqijave dhe negativiteteve të njerëzve të këqij. E keqja pra është fenomen njerëzor e cila po nuk u kufizua do të rritet së tepërmi. E keqja pra është si thera kjo e fundit po su shkurtua ka gjasa ta pengoj rritjen e luleve dhe pemëve. Prandaj ilaç apo zgjidhje afatshkurtër për therën është shkurtimi ndërsa zgjidhje afatgjate është shkulja me rrënjë e njëjtës nga trualli ku ka mbirë pa dëshirën e njerëzve. Këta të fundit me vetë dëshirë i mbjellin vetëm se pemët dhe lulet e therrat mbijnë vetvetiu Pra edhe ndaj të keqes nevojitet të gjendet zgjidhje adekuate, kjo o duhet të kufizohet o të minimizohet apo dhe të eliminohet. Për ti bërë këto gjëra apo për të arritur efikasitet në luftën kundër të keqes duhet veprim apo dhe aksion adekuat i individëve në shoqëri të veprime këto orientuar kundrejt atyre që bëjnë keq dhe negativitete. Sot kampion në sjellje të keqe ndaj pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë janë politikanët. Këtë kategori njerëzish sa më shumë e kritikoni këta akoma më shumë e rrisin nivelin e të këqijave dhe të sjelljeve negative të tyre në shtet dhe në shoqëri. Edhe pse forca politike nuk kufizohet me fjalë por me veprime dhe aksione konkrete shoqërore. Apo e keqja në politikë nuk kufizohet me veprime të mira por me veprime adekuate. Pra jo me forcën e argumentit por me argumentin e forcës kufizohet apo dhe minimizohen të këqijat dhe negativitetet të cilat vijnë nga politikanët. Këtyre duhet bërë me dije se nuk mund të sillen si duan vetë në shtet dhe në shoqëri apo dhe të bëjnë tërë kohës të këqija pa asnjë të mirë të vetme dhe ti shfrytëzojnë të mirat e shumta të cilat i kanë si rezultat i aktiviteteve politike me të cilat merren në përditshmëri të njëjtë. Nuk është mirë që ne ti mbajmë ata me mish e me të gjitha të mirat e këta neve të mundohen të na lënë pa bukë. Ndoshta politikanëve u vjen shumë më lehtë dhe më mirë të mendojnë dhe të kontribuojnë vetëm se për realizimin e të mirës të tyre individuale por këta nuk paguhen dhe nuk shpërblehen vetëm se për këtë gjë por më së shumti paguhen dhe shpërblehen për realizimin e të mirës së përgjithshme të shumicës së pjesëtarëve në shoqëri. Nëse e bëjnë këtë të fundit kësaj i thonë demokraci e nëse e bëjnë të kundërtën asaj i thonë jo vetëm se autokraci por edhe më keq autoritarizëm apo dhe diktaturë. Ne duhet tua bëjmë me dije politikanëve se jemi të interesuar dhe të përcaktuar të jetojmë në demokraci ku vend qendror zënë të mirat dhe sjelljet pozitive e jo të këqijat dhe negativitetet të cilat vendin e kanë në autokraci.