Rajon - Botë

E ka varrosur fshehtaz babain në oborr, tetë vite ia ka shfrytëzuar pensionin

Në rrugën Toshin Bunar në Beogradin e Ri janë gjetur eshtra njerëzore, të cilat sipas informacioneve fillestare i përkasin 79-vjeçarit D.B., i cili është zhdukur tetë vjet më parë, transmeton Telegrafi.

Eshtrat u gjetën teksa punëtorët po gërmonin themelet e shtëpisë.

Shumë shpejt policia doli në terren. DD, djali i 79-vjeçarit të zhdukur, u ka treguar sesi babai i tij ka vdekur për shkaqe natyrale dhe se e ka varrosur në oborr. Telegrafi ka mësuar se djali ka varrosur trupin e babait për të vazhduar marrjen e pensionit.