Sulmohet me armë zjarri helikopteri në të cilin ishte presidenti i Kolumbisë

Me armë zjarri është shtënë drejt helikopterit të presidentit të Kolumbisë, Ivan Duque, derisa ishte duke udhëtuar për në Cucuta, në provincën Norte de Santander pranë kufirit me Venezuelën.

Me presidentin kolumbian në helikopter ishin edhe ministri i Mbrojtjes, ministri i Brendshëm dhe guvernatorin e krahinës. Një zëdhënës i presidencës ka thënë se në këtë incident nuk ka pasë asnjë të lënduar.

Duque e ka quajtur si “sulm frikacak” këtë gjë, duke thënë se ai nuk ishte frikësuar, shkruan BBC.

“Shteti ynë është i fortë dhe Kolumbia është e fortë për t’u përballur me këtë lloj kërcënimi,” tha ai në një video të postuar në Twitter.

Forcat e sigurisë në Kolumbi kanë dhënë urdhër dhe janë në kërkim për personat që janë përgjegjës për kryerjen e kësaj vepre.