Maqedoni

E gjithë familja kultivonte hashash/ Nënë e bir u arrestuan, babai në kërkim (EMRAT)

Nënë e bir janë vënë në pranga nga policia, ndërkohë që është shpallur në kërkim kryefamiljari, pasi akuzohen se kanë mbjellë hashash në fshatin Dobrenjë të Skraparit. Mësohet se në pranga janë vënë Mira Mezini 52 vjeçe dhe Qamil Mezini 17 vjeç, ndërsa po punohet për kapjen e Mersin Mezinit. Në lidhje me këtë çështje është vënë nën hetim kryeplaku i fshatit Adriatik Dervishi i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

Skrapar/Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Procedohet penalisht kryetari i fshatit Dobrenjë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Dobrenjë, Skrapar, kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 52 vjeçe dhe Q. M., 17 vjeç (nënë e bir), si dhe shpallën në kërkim shtetasin M. M., 60 vjeç (bashkëshorti i shtetases M. M.), të tre banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre dhe në pyllin në afërsi të saj u gjetën kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe 2 krehra me fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.