Rajon - Botë

E dhimbshme: ‘Heroi i Ukrainës’ vritet nga rusët në ditën e lindjes, ishte komandant i snajperistëve

Ushtaraku, kapiteni, Valery Chibineev, që në Ukrainë cilësohej si hero, është vrarë para dy ditësh nga rusët.

Mediat ukrainase raportojnë se i cilësuari “hero” nga ukrainasit u vra në ditëlindjen e tij në luftime.

Kjo u bë e ditur nga bashkëluftëtarët e tij me anë të disa postimeve në Facebook.
Ai u vra në Gostomel.
I njëjti ishte komandant i snajperistëve në ushtrinë ukrainase.

Ai cilësohej “hero” për shkak se kishte marrë pjesë në mbrojtjen e Aeroportit të Donetskut më 2015.

Për këtë madje ai kishte marrë titullin “hero i Ukrainës”, në vitin 2016.