E dhimbshme: Gjyshja shqiptare kërkon vendin ku iu sulmua nipi që e rriti vetë, kërkon ndihmën e diasporës
Të dashur shqiptarë që jetoni në Suedi,
Sot mora një telefonatë e cila më bëri të rikujtoj përsëri vuajtjen e emigrantëve dhe familjarëve të cilët kanë njerëzit e tyre të zemrës në emigrim.
Sot më telefonoi gjyshja e të ndjerit Lauren Spaho!
Nuk e di nëse më foli me zë apo me lot, por di që koha ndaloi në ato momente për mua.
E tronditur nga humbja e nipit që kishte rritur vetë, ajo kishte një dëshirë e cila në fakt i është kthyer në nevojë.
Dashuri Spaho dëshiron të ndezi një qiri dhe të vendosi një tufë me lule në vendin ku i ndjeri Lauren u sulmua.
Jam e sigurt që shumë shqiptarë e dinë si vend.
Informacioni Juaj dhe shoqërimi i saj në vendngjarje do të ishte një ndihmë e madhe për një gjyshe që mori pjesë në varrimin e mjaltit të mjaltit.
Solidarizimi i shqiptarëve në emigrim është mbresëlënës dhe kjo më ngroh shpirtin. Ne nuk kemi shtet funksional, por ne kemi njëri tjetrin!
Përulem përpara ndihmës Suaj dhe solidaritetit që keni treguar në raste fatkeqësie.
Zoti ua shpërbleftë tek të afërmit Tuaj!
Më kontaktoni kush jeton në qytetin ku ndodhi ngjarja dhe të organizohemi si mund të lehtësojmë sadopak dhimbjen e një nëne që nuk po gjen paqe!
Përulësisht,
Silvana BEGAJ