Rajon - Botë

E dhimbshme: Fëmiut të ngatërruar në rrënoja i japin ujë me kapakun e shishes (Video)

Pamje që këpusin shpirtin vazhdimisht vijnë përmes mediave nga zonat e tërmetit në Turqi dhe Siri, e një ndër me të dhimbshmet është video e këtij fëmiu të ngatërruar në rrënoja.
Deri sa pritet ardhja e ekipeve të shpëtimit, atij i jepet ujë me kapak të shishes, sa për të mbajtur shpirtin.

Video e dhimbshme në këtë Link: https://fb.watch/iz7wFS5C2Z/?mibextid=qC1gEa

Nga ana tjetër, një djalë tre vjeçar ishte mes njerëzve të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Turqi mbrëmjen e djeshme, ndërsa ekipet e shpëtimit po punonin në të gjithë vendin dhe fqinjin e tij, Sirinë, 48 orë pasi një magnitudë 7.8 goditi kombet.

Arif Kaan u bllokua nën pllakat e betonit në Kahramanmaras në temperatura nën zero, ndërsa shpëtimtarët prenë mbeturinat nga rreth tij, gjatë gjithë kohës duke u përpjekur të mos shkaktonin një tjetër shembje.

 

Babai i tij, Ertugrul Kisi, qau pasi Arifi u lirua dhe u dërgua me shpejtësi në një ambulancë.

Për momentin, emri i shpresës në Kahramanmaras është Arif Kaan”, deklaroi një reporter televiziv turk.

Por me një ditë të mbetur në atë që ekspertët e kanë quajtur 72 orët “kritike”, këto momente shprese pritet të ndodhin gjithnjë e më rrallë. Dhe pasi të mbijetuarit janë shpëtuar, ata përballen me një krizë tjetër, të ftohtin.

Shumë të mbijetuarve në Turqi u është dashur të flenë në makina, jashtë ose në strehimoret qeveritare. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se 13 milionë nga 85 milionë banorët e vendit u prekën nga fatkeqësia.