May 12, 2024
Maqedoni

E dhimbshme: 22 vjeçari nga Tetova humbi jetën, iu rrokullis traktori

Një i ri nga Poroi i Tetovës ka ndërruar jetë pasi pësoi aksident derisa po drejtonte një traktor, përcjell TV21. Nga MPB thonë se prokurori ka urdhëruar që ndaj trupit pajetë të bëhet autopsia.

“Dje (10-shtator) rreth orës 13:50 në Spitalin klinik të Tetovës është sjellë pa shenja jete F.M.(22) nga Poroi i Tetovës. Sipas asaj që është konstatuar në inspektimin e kryer pak më vonë, F.M. me katër persona të tjerë nga i njëjti fshat po transportoheshin me një traktor “imt 539” me targa Tetovës që ai po e drejtonte. Në një rrugë me dhe në lokalitetin e quajtur “Plloça” në rajonin e Poroit, traktori ka humbur kontrollin dhe është përmbysur, ndërsa F.M. ka ndërruar jetë në vend si pasojë e lëndimeve të marra, kurse ka mbetur i lënduar një i mitur i cili po ashtu ishte në traktor. Inspektim është kryer nga ekipi i SPB- Tetovë dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit ndaj trupit të pajetë do të kryhet autopsi”, thonë nga MPB.