Dyshohet se në të ka prani të plastikës, tërhiqet nga tregu çokollata “Milka Oreo”
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari njofton se çokollata e tipit “Milka Oreo”, prej 37 gramëve është duke u tërhequr nga tregu, për shkak se dyshohet se në të ka copa të plastikës.
Ky lloj i çokollatës prodhohet nga “Mondelez Poland Production”, ndërsa në vendin tonë importues është operatori ushqimor “TD Nelt”. Bëhet fjalë për paketimet me numër serik OSK0934652 që kanë datë skadimi 18 gushtin e vitit 2024.