May 4, 2024
Rajon - Botë

Dyndja në Mekë: nga toka, deti e ajri…

Arabia Saudite ka njoftuar se 1.499.472 persona nga jashtë kanë ardhur për pelegrinazhin e Haxhit këtë vit, transmeton Anadolia.

Një deklaratë nga Drejtoria e Përgjithshme e Pasaportave të Arabisë Saudite tha se myslimanët vazhdojnë të vijnë në vend nga e gjithë bota nga toka, deti dhe ajri për të kryer Haxhin.

Numri i pelegrinëve që kanë mbërritur në Arabinë Saudite nga jashtë ka arritur në 1,499,472 që nga e mërkura e 21 qershorit, nga të cilët 1,435,014 kanë mbërritur në vend me rrugë ajrore.

Gjithashtu u shpërndanë informacione se 59,744 njerëz mbërritën në Arabinë Saudite nga toka dhe 4,714 nga deti.