May 6, 2024
Sport

Dy vëllezërit me fitore u ndanë nga klubi “Kumanova Milano 2010”, nisen për Gjermani

Gjenerata 2008 e klubit “ Kumanova Milano” dje në Shkup arriti të fitojë ndeshjen kundër FK Park me rezultat 1-2.
“Kjo ndeshje ishte e veçantë sepse Besmir Bilalli dhe Armir Bilalli, dy vëllezërit që 10 vite janë bashkë me neve, do të ndërrojnë vendbanimin dhe do shkojnë për në Gjermani. U deshirojmë sukses shëndet dhe çdo të mirë jetë. Do të na mungojnë”, ka shkruar trajneri Oktaj Jusuf pas ndeshjes.
Në këtë ndeshje mori një lëndim Bedri Isaki.