May 19, 2024
Dossier

Dy-tri fjalë për shqiptarin e madh të Rekës, Hazir Jakupi

SHKRUAN: SELMAN FERHATI

Hazir S. Jakupi
1908 – 1986
Si shqiptar, si rekas dhe si intelektual, ndihem i obliguar te shkruaj dicka, nga shumecka, per opinionin e Rekes, rreth personalitetit te nacionalistit dhe shqiptarit te madh nga fshati Tanushaj Hazir S. Jakupi. Thjeshte per ta nxjerre nga plohuri i harreses dhe te sjell ne kujtesen tuaj, vlerat e larta te ketij patrioti te madh. Qe nga momenti qe une e kam njohur ate ne qytetin e Fierit, ku ai do te kalonte nje pjese te jetes se tij deri ne momentet kur ai do te ndahej nga kjo jete.
Si fillim, krejt rastesisht do te njihesha me z.Mustafa Tosunin nga fshati Tanushaj. Mustafa se bashku me Xhezairin (mbiemrin e te cilit nuk e kujtoj) nga fshati Grekaj, ne kete kohe, ishin te punesuar ne nje fabrike te prodhimit te tullave, e cila ndodhej perbri shkolles ku une studjoja, behet fjale per vitin e larget 1963, te shekullit XX-te.
Nje shok i imi bashkestudent, me te cilin kishim dal aty rreth e qark shkolles per te bere nje shetitje, duke kaluar perbri fabrikes, ne bisede e siper me thote se, ne kete fabrike punojne dy kosovare (ne ate kohe te gjithe konsideroheshim si kosovare) me duket se jane te anes tende tha. Ne kete moment dalin nga fabrika Mustafa bashke me Xhezairin, shoku i im u pershendet me ta, pasi i njihte qe me pare, dhe me prezanton edhe mua, duke u thene atyre se, edhe ky shoku im eshte andej diku nga anet tuaja…… Ne kete menyre mbeta mik i perhershem me Mustafen dhe Xhezairin, qe te dy keta ishin njerez te persosur. Pas disa vitesh mesova se Xhezairi kishte pesuar disa c’rregullime psiqike me rdhi keq por…..Me vone, me Hazir Jakupin do t’me prezantonte Mustafa.
Nje mbasdite, Mustafa se bashku me Hazirin erdhen dhe me takuan ne konvikt aty ku banoja une dhe Ma prezanton me Hazirin…..Pasi u pershendetem, duhej te merrnim leje per mua nga drejtoria ne konvikt, pasi pa leje nuk mund te largohesha pa leje. Ashtu sic ishim te tre se bashku, shkuam dhe u ulem ne nje kafe ku ndejtem dhe biseduam gjere e gjate per nje kohe relativisht te gjate. C’eshte e verteta Haziri e dinte se une jam ne Fier, pasi e kishte njoftuar edhe Ramadan Zylfini, por edhe une kisha degjaur per Xorin nga babai im Ferati, qe ne kohen e femirise time por nuk e njihja. Por Xorin me kishte folur Ramadan Zylfini (Mitragola) nga fshati Nistrove, I cili kishte marredhenie shume te mira me Hazirin. Ramadani simbolizonte njeriun e mire, te urte e te mbare, me intelekt te zhvilluar dhe burre i mencur. Ramadanin e gjeta ne kampin e perqendrimit ne Lushnje, ai ishte qytetar i lire dhe punonte si guzhinjer. Ne fakt me Ramadanin kishim diference te madhe ne moshe por u beme shoke te ngushte.
Hazir Jakupi, ishte burre i pashem, vishej thjeshte po me shije, mbante mustaqe te holla dhe kishte trup te beshem te drejte dhe te fuqishem, ishte njeri me intelekt dhe shume i zgjuar. Ajo qe te bente pershtypje tek Xori, ishte se, ai nuk e njhte frigen, ishte trim dhe i pa perkulur ndaj njerezve te diktatures, asnjehere nuk e mohoj idealin e te qenurit nacionalist, per te cilin kishte luftuar edhe me arme ne dore, sic e kishin mohuar shume te tjere. Ishte njeri i ndershem, puntor i madh dhe jetonte me mundin dhe djersen e vet. Kishte simpati per Verbgjanin dhe verbgjanasit. Shpesh-here ma perseriste se “ti vjen nga nje xhins qe eshte me i miri ne Verbgjan”.
Per te qene i sinqerte me lexuesin, me pelqente kur me lavderonte xhinsin, por meseshumti me pelqente kur fliste me superlativa per Verbgjanin dhe verbgjanasit. Kete fshat ai e konsideronte si “qender patriotike te Rekes”, kishte simpati te vecante dhe fliste me superlativa per Mulla Imerin. Ne menyre te vecante me pelqente kur fliste per kohen qe kishte qendruar ne mal dhe se, si ishte strehuar e fshehur nga verbgjanasit, ishte episod te cilin pothuajse sa here qe takoheshim do te tregonte se:
“Pas vendosjes se pushtetit sllavokomunist ne anet tona, neve na u desh qe te dalim maleve per ti luftuar keta pushtues te rinj, mirepo me kalimin e kohes nga friga qe kishte ngjallur terrori qe ushtronte ky pushtet kriminal mbi popullsine e fshatrave tona, dalngadale ata filluan ti mbyllin dyerte e shtepive per ne te malit, me perjashtim te fshatit Verbgjan dhe verbgjanasve, te cilet me gjithe represionin dhe mjerimin qe kishte mbjellur ne jeten e tyre te perditshme pushtuesi, ata (verbgjanasit) gjeten kurajo dhe guxim dhe na qendruan afer na strehuan, na ushqyen, na mbrojten nga vdekja dhe na shpetuan jeten duke rrezikuar jeten dhe familjet e tyre. Te ketilla sakrifica, duke rrezikuar edhe jeten e tyre, pervec verbgjanasve askush tjeter nuk i ka bere ne anet tona………..”
Kete histori per Verbgjanin e verbgjanasit do te degjoja edhe nga Ramadan Zylfini, Sefer Hyseini, Hajet Imeri, Ismet Sinani (Ternica) nga Ramizi mbiemri i te cilit nuk me kujtohet, por supriza me e madhe ishte per mua kur kete kompliment per Verbgjanin do ta degjoja edhe nga Bajram Doberdolli. Eshte interesant se te gjithe keta burra kane qene me intelekt te zhvilluar, te mencur dhe shume patriote. Me te gjithe keta burra shume te nderuar kam pasur marredhenie te mira, edhe pse kam qene shume me i ri ne moshe nga ata, me respaktonin dhe me degjonin me vemendje ne bisedat qe benim.
Me Hazir Jakupin, kam qene ne marredhenie te ngushta sepse e vleresoja si per te shkuaren e tij patriotike ashtu edhe per cilesite qe kishte, por duhet sqaruar se, nuk eshte e vertete se “Xori me ka rritur e edukuar mua” sic spekullon dikushi, e verteta eshte se une kam mesuar shume gjera nga Xori, por ato i kam mesuar duke bashkebiseduar me nje shok te respektuar dhe jo me nje tutor sic mendojne disa mendje te vogla. Me dore ne zemer duhet thene se as Xori nuk kishte prirje per te qene tutor.
Dikujt edhe nuk i vjen mire qe une flas me superlativa per Xorin, nuk i keqkuptoje as ata qe nuk duan te degjojne mire per kete shqiptar te madhe dhe patriot te spikatur, pasi shume nga keta vuajne nga xhelozia dhe inferioriteti, ata nuk mund te krahasoen as me hijen qe ka bere Xori e jo me me Xorin e vertete.
A e dini sepse flas keshtu?
Flas keshtu, sepse disa nga ata qe nuk u pelqen e verteta rreth figures madheshtore te Xorit, une i njof, dhe ndiej keqardhje kur kujtoj se nje pjese e tyre jane te sperkatur nga llumi i krimeve qe jane kryer, mbi shqiptaret e ketyre aneve, nga bullgaromaqedonet dhe shqiptaret e maqedonizuar, dhe disa te tjere kane hyre deri ne fyt ne kete llum krimesh.
Per te ilustruar kete realitet mjafton te sjelle ne kujtesen e opinionit se, nga dhjetra bashkeluftetare te Xorit, te cilet jane pushkatuar nga UDB-ja famekeqe me kriminelin Harizan Marce ne krye, thjeshte sepse kan aspiruar Shqiperine Etnike, akoma sot e kesaj dite asnjeri prej tyre nuk eshte rehabilituar duke vendosur ndonje pllake perkujtimi, apo te ngrihet ndonje lapidar ne Ternice fjalavjen, ne kujtim te gjakut te tyre te pafajshem.
Thjeshte rendita disa te verteta te pa kontestueshme qe flasin per shqiptarin e madh Hazir Jakupin e Tanushajve, per te sjelle ne vemendjen e rekasve se gjaku i derdhur ne vitet 1945-1950 eshte i barazvlefshem me gjakun e derdhur ne vitin 2001, sepse ai gjak eshte derdhur per te njejtin ideal, prandaj……
Hazir S, Jakupi, eshte nje figure e cmuar e patriotizmit shqiptar ne Reken e Eperme dhe meriton te vleresohet e respektohet nga te gjithe ne rekasit.
Per Tanushajt dhe tanushaket Hazeri, ne kendveshtrimin tim, eshte nje krenari e padiskutueshme.
Tirane me 9 Maj 2020.