Dy të plagosur, tre të arrestuar në koncertin e BDI-së në Shkup (Foto)
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme janë arrestuar tre të mitur, dy nga Haraçina, të moshës 15-16 vjeçare dhe një nga Shkupi, i moshës 17-vjeçare, të njëjtit dyshohet se rreth orës 23:00 në sheshin “Skenderbeu” në Shkup kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se gjatë përleshjes janë përdorur mjete të mprehta dhe se ka pasur të lënduar.
“Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohri” me plagë nga mjetet e mprehta janë sjellë një 15 vjeçar nga fshati Haraçinë, G.S. (20) nga fshati Tanushë dhe A.N. (20) nga fshati Brezë. Të miturve të ndaluar u janë sekuestruan dy thika. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtrimi përkatës0”, thonë nga MPB.
Mediumet maqedonase raportojnë se incidenti ka ndodhur në koncertin e BDI-së për 20 vjetorin e partisë. Siç shkruan “denesen.mk”, tre perosna janë arrestuar me këtë rast, kurse dy kanë përfunduar në spital.
BDI sonte organizon koncert edhe në Tetovë, kurse kryetari i kësaj partie publikisht ka shprehur kenaqësinë e tij nga atmosfera e mbrëmshme në koncertin në Shkup.