Dy të mitur nga Tetova kanë mbetur të lënduar pasi mjeti i tyre ka dalë nga rruga
Dy të mitur sot janë lënduar rëndë pasi janë larguar me veturën e tyre rreth orës 14 në rrugën lokale Strimnicë-Çelopek.
“Në SPB Tetovë është raportuar se një mjet motorik i pasagjerëve “smart” me shenja të regjistrimit të Tetovës i drejtuar nga një i mitur nga Çelopeku ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe pasagjeri në veturë, njëherësh i mitur nga Strimnica, të cilët janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës”, njofton zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski.
Brenda dy ditësh ky është aksidenti i dytë trafiku në të cilin të mitur janë duke drejtuar automjet dhe kanë mbetur të plagosur si pasojë e përmbysjes. Të dielën rreth orës 17:30 në afërsi të zonës “Orman” në afërsi të Dobroshtës, një i mitur ka mbetur i plagosur duke drejtuar një katërçikletë.