Dy profesorë për “një kokë” maturanti në gjimnazin e Makedonski Brodit
Debate dhe reagime të shumta këto ditë ka shkaktuar një fotografi nga tabloja e maturantëve në komunën e Makedonski Brodi, në të cilin ka më shumë mësimdhënës sesa nxënës.
Vetëm 11 maturantë do të përfundojnë gjimnazin këtë vit, ndërsa në shkollën e tyre japin mësim 22 pedagogë.
Shkolla ka dy paralele nga viti i katërt – njëra për arsimin e mesëm, në të cilën do të diplomohen tetë nxënës dhe e dyta për hotelieri dhe turizëm – në të cilën do të marrin diploma vetëm tre nxënës.
Mbikëqyrja e inspektorëve të arsimit ka treguar se të gjitha aktivitetet në shkollë zhvillohen sipas planprogrameve dhe programeve, kurse kushtet janë të sigurta dhe të përshtatshme për mësim, shkruan “Telma”, duke shtuar se shumica e nxënësve të shkollave të mesme në Makedonski Brod vendosin të regjistrohen në shkollat e Manastirit dhe Kërçovës, në vend të gjimnazit të vendlindjes.