April 28, 2024
Maqedoni

Dy hafizë nga Likova pjesëmarrës në garat Botërore të Kur’anit në Hamburg

Në garat Botërore të Kur’anit që këto ditë po mbahen në qytetin e Hamburgut të Gjermanisë, po marrin pjesë si garues dy Hafizët e Likovës dhe nxënësit e dalluar të prof.hfz. Bajram Ajetit.

Hafiz Seid Imeri garon në kategorinë 30 xhuz (komplet Kur’ani) dhe Hafiz Mevlud Mahmudi në kategorinë 15 xhuz ( gjysmë Kur’ani).

“Shpresojmë me leje të Allahut të e përfaqësojnë denjësisht mësuesin e tyre, Likovën, muslimanët e mbarë Maqedonisë dhe institucionet fetare, gjithashtu të prezentojnë si është më së miri fjalën e Allahut.
Allahu qoftë i kënaqur me Hafizët shtrenjtë për këtë nderë dhe të i bënë të nderuar në të dy botët”, kanë njoftuar nga Xhamia e Likovës.