Dy fëmijë të sëmurë, pa shtëpi, familja Bakiu nga Shkupi nën mëshirën e fatit, kërkojnë ndihmë për shërimin e fëmijëve (VIDEO)
Frigorifer i boshatisur, dy fëmijë të sëmurë e pa punë. Kështu e shtyjnë çdo ditë të jetës kryefamiljari Bislim Bakiu mbi të cilin për shtatë muaj me radhë rëndon edhe qiraja e banesës.
Duke treguar vështirësitë me të cilat përballet kryefamiljari Bislim Bakiu thotë se e ka të vështirë të mbaj familjen. Tregon se në mungesë të një pune të sigurt është mbështetur vetëm në ndihmën sociale e cila nuk u mjafton.
Përderisa çdo muaj paguan terapitë e vajzës 5 vjeçare e cila vuan nga autizmi, babai Bislimi ende nuk e din se sa do t’i kushtoj operimi i djalit.
Nëna, Hike thotë se vështirë po e përballon këtë gjendje dhe i lut bamirësit që ta ndihmojnë për shërimin e fëmijëve.
E Jetmiri që ka probleme shëndetësore tregon se si ndihet kur ka dhimbje.
Ndryshe, familja Bakiu numëron 5 anëtar, fëmija më i madh i familjes është Jetmiri 11 vjeç, i dyti është Bakiu 7 vjeç dhe më e vogla është Fekrija 5 vjeçare e cila ka nevojë për ndihmën e të gjithëve për shërim.