May 13, 2024
Kosovë

Dy ditë nga djegia e lokalit të nënkryetares së Zveçanit, Bajqinovci: Ende asnjë reagim dënues nga bashkësia ndërkombëtare

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nuk ka asnjë reagim nga ndërkombëtarët për djegien e lokalit të nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaliq, që ndodhi dy ditë më parë.

“Po kalojnë dy ditë prej se kur grupe kriminale dogjën lokalin në pronësi të nënkryetares së komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq. Ende asnjë reagim dënues nga bashkësia ndërkombëtare e ambasadorët e vende të huaja”, ka shkruar Bajqinovci.