May 4, 2024
Lajmet e reja

Dy avionë të Turqisë me ndihma humanitare për Gazën mbërritën në Egjipt

Ministri i Shëndetësisë së Türkiye-s, Fahrettin Koca njoftoi se 2 avionë që transportonin pajisje mjekësore, të kujdesit intensiv dhe gjeneratorë në Gaza mbërritën në Egjipt, transmeton Anadolu.

Ministri Koca bëri të ditur se 2 nga 4 avionë të planifikuar dje kanë mbërritur në aeroportin egjiptian El-Arish.

“Gjithashtu, dy avionë të tjerë që përmbajnë pajisje mjekësore, të kujdesit intensiv dhe gjeneratorë janë planifikuar të fluturojnë nesër drejt Egjiptit për në Gaza. Përgjegjësia jonë humanitare nuk mbaron këtu, do të vazhdojë”, u shpreh Koca.