Durrës/ Digjet një autobus (VIDEO)

Një autobus i linjës Durrës-Porto Romano ka marrë flakë pasditen e sotme. Siç shihet edhe nga video e siguruar nga Abcnews.al nga vendngjarja shutllunga të mëdha tymi dhe zjarr i madh, kanë përfshirë gjithë zonën ku është duke u djegur autobusi.

Më herët policia njoftoi se shkak për zjarrin mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht nuk ka patur asnjë person të lënduar nga zjarri i madh që përfshiu autobusin.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobuz i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër.

Nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka ansjë person të lënduar .

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al.