June 26, 2024
Maqedoni

Durmishi: Tetova po vjen në Gostivar!

Dega e Besës në Tetovë me organizim të veçantë për Konventën e VLEN në Gostivar

Sonte në Gostivar mbahet Konventa Promovuese e kandidatit të VLEN për president, Arben Taravarit.

Dega e Lëvizjes BESA në Tetovë me një organizim madhështor është nisur drejt Gostivarit. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i degës së Besës në Tetovë Besar Durmishi, i cili ka publikuar një fotografi të qindra veturave të cilët në formë të organizuar janë nisur drejt Gostivarit.

“Tetova po vjen, na prit Gostivar.” – ka shkruar Durmishi në Facebook.