BallinaMaqedoni

Durmishi: Deputetët e BDI-së që protestuan dje në Kuvend u bënë milionerë nga politika

Ministri i ekonomisë, Besar Durmishi ka komentuar sot, protestën e deputetëve të BDI-së të cilët dje në Kuvend gjatë fjalimit të kryeministrit Mickoski ngritën pankarta përmes të cilave akuzonin Qeverinë aktuale se po zhbën Marrëveshjen e Ohrit.

Durmishi, tha se deputetëve të BDI-së që protestuan dje nuk u intereson çështja kombëtare dhe se ata kanë përdorur politikën për tu pasuruar.

“Të gjthë ata që dje çuan pankarta janë super milioner politikës dhe ata kanë arritur në këtë gjendje duke mos u interesuar çështja shqiptare, çështja kombëtare dhe çështja e popullit. Nëse BDI ka kundërshtime edhe kërkon që të bëjë protesta le të bëjë në rrugë dhe le të sheh sa e ka përkrahjen e popullit. Ata nuk e kanë këtë përkrahje dhe prandaj bëjnë veprime të tilla të ulta qesharake”, u shpreh Durmishi.