May 14, 2024
Maqedoni

Driton Sulejmani do t`i prijë listës së këshilltarëve të AAA/ASH-së në Kumanovë

Në një atmosferë impozantë, mbrëmë në objektin e shkollës fillore Naim Frashri në Kumanovë u mbajt kuvendi zgjedhor i partisë politike Alternativa në Kumanovë.

Në formë demokratike dhe në një atmosferë relaksuese për bartës të listës për këshilltarë në Kuvendin komunal të Kumanoves u zgjodh Driton Sulejmani, pastaj priret nga Abaz Selmani dhe Merlinda Limani.

Po ashtu, për shef shtabi për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor të këtij viti unanimisht u zgjodh Orhan Kurtishi.