Drin Ahmeti do e menaxhojë Soravia-n bashkë me një biznesmen bullgar
Nipi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, Drini, që nga 13 shtatori është regjistruar si menaxher i “Soravia” në Shkup, pasi në korrik të këtij viti kishte paralajmëruar se njëra nga kompanitë e tij do të bëhet pronari i dytë më i madh në këtë biznes qendër, shkruan A1On.
Ai është pronar dhe menaxher i “Soravia Invest DOOEL Shkup” dhe do ta menaxhojë kompaninë së bashku me drejtorin ekzistues dhe shtetasin bullgar Valeri Rusev Atanasov, transmeton Lideri.mk.
Drin Ahmeti me kompaninë e tij “Thor Industries” u bë pronar i 39% të aksioneve në qendrën e biznesit, kurse pronar mazhoritar me 51% do të jetë biznesmeni Vladimir Pjetërgjokaj nga kompania shqiptare “PE-VLA-KU SH.P.K.”. Kompania Hano Soravia e cila është themeluesi i “Soravia Group GmbH” mbeti me aksione prej 10 për qind./Lideri