Drejtoria doganore: Janë sekuestruar 120 kilogramë duhan dhe 19 mijë copë cigare
Në një aksion të koordinuar të Sektorit për kontroll dhe hetime të Drejtorisë doganore dhe Njësitit për krim ekonomik pranë Sektorikt për krim polici në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sot në Tetovë tek një person janë gjetur dhe sekuesruar 120 kilogramë duhan i prerë dhe 19.000 copë cigare pa pulla akcize.
Malli është konfiskuar përkohësisht, ndërsa kundër personit që i është konfiskuar malli, Drejtoria Doganore do të paraqesë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente.
“Kjo ka penguar tentativën për nxjerrjen në treg të mallrave të akcizës, për të cilat është shmangur pagesa e akcizës. Malli është konfiskuar përkohësisht, ndërsa kundër personit Drejtoria doganore do të paraqesë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganave.