May 2, 2024
Maqedoni

Drejtori shqiptar jep shembull në Maqedoni, ndalon mëditjet edhe për vete edhe për funksionarët tjerë

Majan Vejseli ia ndalon vetes dhe zyrtarëve tjerë mëditjet e udhëtimeve

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudha-Transport” të Maqedonisë së Veriut, Majan Vejseli, po jep një shembull të paparë.

Fillimisht ai vetes ia ka ndaluar mëditjet e udhëtimeve, ndërsa funksionarëve tjerë në këtë ndërmarrje publike ua ka ulur shpenzimet e udhëtimit për 50 %, transmeton Almakos.

Në këtë periudhë të krizës ekonomike si dhe krizës që ka kapluar këtë institucion publik, një hap i këtillë nga ana e drejtorit Majan Vejseli, i emëruar nga radhët e Alternativës së Afrim Gashit, është mëse i nevojshëm dhe i mirëseardhur.