June 23, 2024
Maqedoni

Drejtori i ri i Hekurudhave zyrtarisht mori detyrën

Pas emërimit të qeverisë, Majan Veseli sot edhe zyrtarisht ka filluar me punë si drejtor në Sh. A. “Hekurudha Transport”.

“Fillimisht, u jam mirënjohës dhe e falënderojë kryetarin tonë, Afrim Gashin, për besim e dhënë në detyrën e re, drejtor i Sh. A. “Hekurudha-Transport”.

Gjithashtu, shpreh falënderimet e mia, për aktivistët e Alternativës, e veçmas kryetarin e degës së Tetovës, Dritan Bexheti, aktivistët tanë të degës, që më dhanë mbështetje dhe përkrahje për të filluar detyrën dhe sfidën e re.

Surpriza e ditës së parë të punës zyrtare, ishte nga aktivistët e degës së Tetovës dhe bashkëpunëtorët tanë.

Me shpresë se do të jemi në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar me këtë rast Vejseli.