May 19, 2024
Maqedoni

Drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani nënshkruan memorandum bashkëpunimi me USAID-in për prokurimin e një sistemi të ri SCADA/EMS

Drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani gjatë ditës së sotme e ka nënshkruar memorandumin për bashkëpunim në mes MEPSO-s dhe USAID-it, për prokurimin e sistemit të ri SCADA/EMS (Supervisory Control And Acquisition/Energy Management System).
“Duke e njohur rëndësinë që ka ShA MEPSO në sigurimin e menaxhimit efikas dhe të besueshëm të sistemit elektroenergjetik të Republikës së Maqedonisë, me rëndësi të veçantë në këtë proces është mbështetja e USAID-it, e cila sipas Memorandumit të nënshkruar do të sigurojë grant për shërbime konsulence të cilët do të ndihmojë ShA MEPSO në përgatitjen e specifikimeve teknike, tenderimit dhe implementimit të plotë të sistemit të ri SCADA/EMS. ShA MEPSO do të financojë sistemin e ri SCADA/EMS me mjetet personale”, thuhet në njoftimin e MEPSO-s.
Nënshkrues i memorandumit nga ana e USAID-it, ka qenë Faruk Serdareviç.