Maqedoni

DREJTORI I BURGUT: REXHAILIN E KISHA AMANET – NUK ËSHTË ANKUAR PËR ASGJË

“Para disa ditëve, pasi mora vesh se Rexhail Qerimi ( Rexha) kalonte ditë të vështirë në burg, e kërkova kryetarin Afrim Gashin, me një lutje që ta urdhërojë drejtorin e burgut, Rexhep Rexhepin, që ta ketë parasysh në veçanti Rexhail Qerimin.”

Me këto fjalë, një mbështetës i Alternativës vendosi të shpreh ngushëllime për vdekjen e Rexhail Qerimit, gjë që hap dilema në opinion lidhur me mirëqenien e Qerimit në ditët e fundit të kaluara në burg.

Bashkangjitur me këtë post kishte edhe një bisedë të zhvilluar me drejtorin e burgut.

Kontaktuam drejtorin e burgut Rexhep Rexhepi, i cili tha se Rexhail Qerimi ka qenë personi I parë që e ka kontaktuar menjëherë pasi ka marrë postin e drejtuesit të këtij institucioni dhe nuk ka pasur asnjë ankesë nga ana e tij.

“Jo jo, në asnjë mënyrë në asnjë mënyrë, tash nuk kam formë edhe si të ua vërtetoj por nuk ka pas asnjë ankesë as asgjë.. Tash njerëzit, nëse mund të shprehem, kur kanë intervenime të kësaj natyre për të kryer intervenim brenda burgut, tash ata edhe e ekzagjërojnë herë pas here, mirëpo, unë edhe atij i jam prononcu edhe në bisedën me personin në fjalë, jam prononcu se nuk ka pas, nuk I është ndal asnjë e drejtë, së paku nga ana ime sa jam unë këtu, afër një muaj”, tha Rexhep Rexhepi, Drejtor i burgut.

Rexhepi sqaron se posti në fjalë vetëm ka shumë hapësira për keqinterpretime.

“Vizita e parë në këtë burg që kam bërë, ka qenë me të ndjerin Rexhail Qerimi, pasi kryetari më obligoi të informohem për hallet dhe dertet që janë Brenda burgut, për të ndjerin. Të interesohem pak më mirë, më përzemër nëse mund të shprehem në atë formë. Por fatkeqsia që më vonë ndodhi, tash përpos kritikave ka pas edhe se di a mban të shprehem për punën, se ndonjëherë edhe kur lavdërohemi të gjithë atë kontribut e humbin siç është rasti I bisedës së publikuar në viber me mua… Prej në fillim, se di nëse e shihni edhe datën, orën në viber ku kemi komuniku me personin në fjalë, aty shihet, në fillim. Domethën kryetari I partisë kur ma uroj postin apo përgjegjësinë që ma dha partia më obligoi që disa raste, në parim për të gjithë, por për disa raste pak si amanet, një ndër amanetet ishte edhe rasti në fjalë I Rexhail Qerimit”, tha Rexhep Rexhepi, drejtor i burgut.

Ai siguron se nga ana e Qerimit nuk ka pasur asnjë ankesë, por gjatë takimit ka pasur vetëm dy kërkesa.

“Nga dy kërkesat, njëra, e që më bëri përshtypje, ishte kërkesë e përgjithshme për të gjithë shokët e burgut, të jetë shërbimi mjekësor 24 orë dhe në atë kuptim më I shpejtë, edhe pse nuk u anku për diçka në aspektin shëndetësorë dhe tjetra ishte një kërkesë e tij personale që vizitat individuale t’i zgjat më tepër…”, shtoi Rexhep Rexhepi, Drejtor i burgut.

E pyetëm edhe kreun e partisë lidhur me këtë postim, mirëpo Gashi nuk dëshiroi të prononcohet për media, ai vetëm nënvizoi se vdekja e Rexhail Qerimit është një indikator se kemi dështuar si shoqëri./KlanMacedonia/