Lajmet e rejaMaqedoni

Drejtori Fazliu vizitoi Qendrën e Librave Amë në Manastir

Drejtori Ngritja e cilësisë së shërbimeve ka qenë dhe mbetet prioritet i imi! Sot vizitova Qendrën e Librave Amë në Manastir, ku pata mundësinë të bisedoj me ekipin dhe të dëgjoj zërin e qytetarëve.

Diskutuam për hapa konkretë që do të përmirësojnë shërbimet tona – shërbime më të shpejta, më efikase dhe pa pengesa për të gjithë. Qytetari është dhe do të jetë gjithmonë në qendër të punës sonë!

Falënderim për stafin që punon me përkushtim dhe për qytetarët që ndajnë idetë dhe sugjerimet e tyre. Së bashku ndërtojmë një administratë që punon për ju!

Qendra në Manastir është një shembull i angazhimit tonë për të sjellë ndryshime konkrete. Çdo qytet dhe çdo qendër do të jetë pjesë e kësaj fryme të re!