Dramë në Haraçinë: Dy persona me armë i kanë shkuar para shtëpisë, pronari i ka paraqitur në polici!
Drama në Haraçinë mëngjesin e sotëm, mëson 4NEWS.mk nga burimet e saj.
Ministria e Punëve të Brendshme thotë se dy persona me armë zjarri për një kohë të shkurtër kanë qëndruar para shtëpisë së një personi nga Haraçina.
Sipas raportimeve, nuk ka pasur të shtëna.
“Sot (13.11.2024) në ora 11:35 në SVR Shkup A.A. ka raportuar se A.L. dhe një person tjetër, me një veturë “Golf” me targa të Shkupit, janë ndalur para shtëpisë së tij në fshatin Haraçinë, duke mbajtur armë zjarri, kanë qëndruar për një kohë të shkurtër dhe më pas janë larguar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.