Dr. Omer Xhemali fiton çmimin për arsimin e mëtejmë të mjekëve të zemrës
Prof. Omer Xhemali merr Çmimin SIWF për angazhimin e tij të veçantë në fushën e arsimit të mëtejshëm.
Ai është nominuar për këtë çmim nga praktikantët e tij, transmeton albinfo.ch një lajm të publikuar nga Spitali i Qytetit të Cyrihut “Triemli”. Praktikantët, në këtë mënyrë kanë shprehur vlerësimin e tyre të lartë për cilësinë e trajnimit të tij të mëtejshëm dhe angazhimin e tij personal.
Xhemali me këtë rast shprehur veçanërisht i kënaqur: “Në vitin 2021, Klinika për Kirurgjinë Kardiake ka arritur statusin e kategorisë A të trajnimit të avancuar.
“Ky ishte dhe njëri nga qëllimet e mia kryesore në drejtim të edukimit të vazhdueshëm për kirurgët kardiakë të ardhshëm. Është shumë e rëndësishme për mua personalisht që të fitojmë kolegë të rinj për lëmin tonë të specializimit, përmes trajnimit të strukturuar dhe të përditshëm dhe që të na mundësohet t’i trajnojmë dhe mbështesim ata deri në ekzaminimin specialistik.
Për këtë arsye unë jam akoma më i kënaqur që mora çmimin SIWF përmes këtij nominimi anonim, përcjell albinfo.ch. Kjo më jep edhe më shumë forcë për të vazhduar në këtë rrugë”.