Maqedoni

Dr. Ariton Rakipi i bashkangjitet LD-së së Izet Mexhitit

Doktor Ariton Rakipi, specialist i mjekësisë ligjore njëkohesisht edhe kryeshef i repartit të mjeksisë ligjore dhe patologjisë pranë Spitalit klinik -Tetovë, asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tetovë, i është bashkangjitur Lëvizjes Demokratike, njoftojnë nga kjo parti.

“Është kënaqësi që radhëve të partisë sonë çdo ditë po ju bashkangjiten personalitete me vlerë.

Dr. Ariton Rakipit i urojmë mirëseardhje në Lëvizjen Demokratike!” thonë nga LD.