DPHM: Është ulur niveli i ujit në Liqenin e Dojranit dhe të Prespës
Për dy centimetra është ulur niveli i ujit në Liqenin e Dojranit, ndërsa për një në atë të Prespës, përderisa niveli i Liqenit të Ohrit është njëjtë si dje, tregojnë rezultatet nga matjet e fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Edhe krahas kësaj, niveli i Liqenit të Ohrit është për katër centimetra më i ulët se mesatarja për gushtin, njëjtë si edhe ai i Prespës, te i cili është për 1,6 metra më i ulët se mesatarja shumëvjeçare, përderisa niveli i ujit në Liqenin e Dojranit është për 2,66 metra më i lartë se mesatarja.