May 17, 2024
Rajon - Botë

Dorëhiqet kryeministri portugez Costa pas hetimit të korrupsionit në energjitikë

Kryeministri i Portugalisë Antonio Costa ka njoftuar sot dorëheqjen e tij pas përfshirjes në një hetimi korrupsioni në lidhje me kontratat e energjisë.

Hetimet mbi Costa dhe zyrtarë të tjerë kanë zbuluar prova të mundshme për “keqpërdorim fondesh, korrupsion aktiv e pasiv nga figura politike, si dhe influencime të jashtëligjshme”, sipas deklaratës së prokurorëve.
Si rrjedhojë, në një deklaratë për shtyp kryeministri tha sot: “Dinjiteti i figurës së kryeministrit nuk përputhet me dyshime për integritetin e tij, aq më pak kur ka dyshime për akte kriminale prandaj kam dorëzuar dorëheqjen time”.

Costa do të hetohet tashmë veçmas për akuzat e ndërhyrjes personale në përshpejtimin e dhënieve licencave për eksplorimet minerare të litiumit e hidrogjenit, thuhet në deklaratë.

Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa ka pranuar dorëheqjen e Costa dhe ka thirrur një takim të partive parlamentare, sipas një deklaratë të presidencës.

Para shpërndarjes së parlamentit dhe zgjedhjeve të parakohshme, presidenti duhet të mbledhë Këshillin e Shtetit me figurat më të vjetra të politikës.

Portugalia raportohet se ka rezervat më të mëdha të litiumit në Evropë por aktualisht prodhimi saj përdoret vetëm në qeramikë dhe prodhime xhami.

Socialisti Costa ka qenë kryeministër që prej vitit 2015 dhe u rizgjodh herën e fundit në 2022.