Maqedoni

Donacion i rëndësishëm pēr Spitalin Klinik të Tetovës

Prej sot të posalindurve në Spitalin Klinik të Tetovës, në repartin e Neonatologjisë do të ju kontrollohet niveli i bilirubinës nëpërmjet aparatit Bilicheck, një donacion në vlerë prej 175.000 den nga kompania Medis.
“Deri tani ky ekzaminim është bërë me ekzemplar nga gjaku venoz( me gjilpërë duke i traumatizuar të posalindurit) ndërsa me këtë lloj aparati, pa dhimbje, vetëm nëpërmjet kontaktit në lekurë bëhet e gjithë procedura e matjes së nivelit të bilirubinës(monitorues optik)”, thotë drejtori i spitalit Klinik të Tetovës, Amir Elezi.
Ai thekson se kjo është një lehtësi e madhe kjo edhe për personelin tonë mjekësor, që në menyrë më efikase ti kryejnë shërbimet.