Kolumna

Don të jesh zot në shtëpinë tënde ose qiraxhi?

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Nëse nuk ua turbullon asnjëherë ujin udhëheqësve partiak, komunal, shtetror do e kesh vendin e sigurtë në postin që ke edhe për një mandat.Nëse je i dëgjueshëm dhe servil i tyre do ta japin edhe një mandat tjetër.

Nëse je qiraxhinj në karrigën ku të kanë ulur dhe të derigojnë se si të veprosh atyre do të ju konvenosh, sepse ata të thonë bëre këtë si të themi ne dhe ti vepron ashtu siç të thonë, nuk ta luhasin karrikën. Të sigurtë e ke karrikën derisa ata vendosin e ti nuk ua prish aspak, sepse je vetëm për të bërë amin duke i zbatuar urdhërat e tyre ,do të lënë të qëndrosh në karrikë.

E ti që nuk donë të jesh qiraxhinj në shtëpinë tënde dhe vendos siç donë ti dhe nuk derigohesh nga ata që të kanë përcaktuar të jesh në atë post dhe në atë karrikë, jo që do të qëndrosh gjatë, por nuk të lënë të e mbarosh mandatin, por të largojnë aq shpejt dhe nuk të presin të largohesh nga dera prej zyre, por të nxjerrin nga dritaret. E tani zgjedhë si të duash. Të jesh zot në shtëpinë tënde ose të jesh qiraxhin në shtëpinë tënde.