Doli nga spitali foshnja që u nxorr e gjallë nga rrënojat e tërmetit pas 128 orësh, kthehet te nëna e saj (Foto)
Një foshnje në Turqi që kaloi 128 orë e bllokuar në rrënojat e tërmetit shkatërrues të shkurtit, më në fund është ribashkuar me nënën e saj, e cila më parë ishte deklaruar e vdekur.
Ministria e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqisë ka njoftuar se Vetin Begdas tre muajsh e gjysmë u ribashkua me Yasemin Begdas të shtunën, 54 ditë pasi ajo u shpëtua nga një ndërtesë e dëmtuar në provincën e Hatay.
Ajo ishte quajtur Gizem nga autoritetet mjekësore që u kujdesën për të pasi ajo u shpëtua. Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të vendit Derya Yanik e ndihmoi çiftin të ribashkohej pasi lidhja e tyre u vërtetua përmes një testi të ADN-së.