Doktoranti Mustaf Veseli emërohet shef shtabi për Komunën e Likovës
Mustaf Veseli vjen nga diaspora ku vepron dhe jeton tani e njëzet e dy vite, kuadër që është gatuar në një prej demokracive më të shquara botërore – atë helvetike.
Mustaf Veseli është magjistër në fushën e shkencave politike, sociale dhe historike pranë Universitetit të Lozanës, Universitet ku ishte edhe kryetar i shoqatës studentore shqiptare dhe gjithashtu ishte asistent në leminë e shkencave sociale. Tani vazhdon studimet e doktoraturës në të njëjtën fushë.
Mustaf Veseli nuk qëndroi i paangazhuar në shoqëri, ku ai veproi gjithashtu në organizimin e Komunitetit Shqiptar në Zvicër.
Është gjithashtu i angazhuar në ruajtjen e traditës dhe kulturës shqiptare dhe përpiqet që të luftojë kundër asimilimit të shqiptarëve në diasporë dhe këtë përmes Institutit Feti Veseli që e krijoi me shokët universitarë në vitin 2022 për këtë qëllim fisnik dhe patriotik.
Nga sot, në konsultë me bazën partiake, kam kënaqësi ta informoj opinionin e gjërë që Mustafa emërohet shef i shtabit të Lëvizjes Demokratike për Komunën e Likovës, pas periudhës që ka shërbyer edhe si këshilltar i imi personal.
Lëvizja çdo ditë forcohet dhe figura të reja, të pastra e veçanarisht ato që vijnë nga diaspora janë ndër politikat parësore të Lëvizjes Demokratike.
Na priftë e mbara edhe për Karadakun historik e të kthesave të mëdha! (Izet Mexhiti, LD)