May 11, 2024
Maqedoni

Dogana e Maqedonisë sekuestroi një minibus me targa të Shqipërisë, kishte pjesë të posaçme për fshehje të mallit

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar një minibus me targa të Shqipërisë pasi në pikën kufitare “Tabanoc” gjatë kontrollit është gjetur një pjesë e projektuar posaçërisht për fshehjen e mallrave, shkruan TV21. Nga Doganat thonë se minibusi bënte transport të jashtëligjshëm të pasagjerëve në linjën Tiranë – Bruksel.