May 3, 2024
Maqedoni

Dogana e Maqedonisë konfiskon 20 orë dore që janë blerë në Zvicër

Dogana e Maqedonisë së Veriut njofton se ka konfiskuar 20 ora dore në vlerë të 178.050 denarëve.

Orët janë konfiskuar nga një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut, në pikën kufitare të Novosellës.

“Pas zbulimit të orëve të padeklaruara, personi, përndryshe shtetas i Maqedonisë, ka deklaruar se ato janë blerë nga Zvicra. Orët e konfiskuara do t’i dorëzohen Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar, ndërsa kundër personit është bërë kallëzim përkatës për shkelje të rregullave doganore”, thonë mes tjerash nga Dogana e Maqedonisë së Veriut.