Maqedoni

Do shtrenjtohet rryma: TVSH prej 18% do të rikthehet në fatura

Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) për energjinë elektrike do të rritet gradualisht. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike theksoi në TV Telma se deri në fund të qershorit do të merret vendimi nga ana e Qeverisë..

“Norma e TVSH-së prej 10% për energjinë elektrike gradualisht do të kthehet në 18%. Analizat janë drejt përfundimit”, theksoi Bytyqi.

Ai ka shpjeguar se ESM i bën propozim EVN Home dhe më pas Komisioni Rregullativ do të marrë vendim, i cili pritet të bëhet i ditur në fund të qershorit.

“Kemi një muaj e gjysmë përpara dhe nuk varemi vetëm nga prodhuesit vendas të energjisë elektrike. Ashtu siç ishte një vit e gjysmë i fundit, kështu do të vazhdojë dhe vendimet do të jenë në favor të qytetarëve”, tha Bytyqi.(INA)