July 2, 2024
Lajmet e rejaSport

Djelmoshat e KF “Rinia” nga komuna e Likovës fituan titullin kampion në turneun në Shqipëri (FOTO+VIDEO)

KF “Rinia” U11, kampion në turneun AFC Cup në Kavajë të Shqipërisë (FOTO+VIDEO)

Gjenerata U11 e KF “Rinia” nga Mateçi i komunës së Likovës ka dal kampion në turneun ndërkombëtarë AFC Cup, që është organizuar në Kavajë të Shqipërisë, shkruan Open-TV.

Ndeshjet janë luajtur në Pezë, periferi të Tiranës. Kjo shkollë drejtohet nga trajneri Skender Ismaili.

Pasi zuri vendin e parë në grup, gjenerata U11 e SHF “Rinia” në çerekfinale e mundi ekipin e Istogut 03 me rezultat tenisi 6-1, në gjysmëfinale ishin më të mirë se Akademia Don Bosko në penallti 4-2 dhe në finale mposhtën Akademia T. Tiranë me rezultat bindës 3-0.

Golat në finale i shënuan: Hadi Veseli, Blend Aliu dhe Dijar Ismaili, ndërsa vlen të theksohet se në tre golat ka asistuar Serhan Hirda.

Ndeshjet janë zhvilluar dy herë nga 20 minuta, kurse kanë luajtur me nga 8+1 lojtarë.

Kjo është hera e dytë që KF “Rinia” triumfon në këtë turne që organizohet për të pestën herë. (Open-TV)

00:00
00:12