Maqedoni

Dje u sulmuan 4 policë

Sulmet ndaj policëve derisa janë duke kryer detyra zyrtare po shpeshtohet dita-ditës. Kjo mund të kuptohet nga buletini ditor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku çdo ditë regjistrohen raste të tilla, por vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë 4 raste.

Tri raste kanë qenë sulme verbale dhe sjellje agresive, ndërkaq një rast edhe me sulm fizik.

Rastet e sulmeve verbale kanë ndodhur në Pehçevë nga Gj. S.(49), poashtu në Matkë të Poshtme  nga M. I. (46) nga Shishova dhe në Shkup nga D. A. (19) nga Shkupi.

Ndërsa sulmi fizik ndaj një polici ka ndodhur në Resnje, nga 33 vjeçari me iniciale M. I. nga Resnja.

“Më 05.05.2024 në ora 04.10 sheshin e qytetit në Resnje, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor Resnje kanë privuar nga liria M. I.(33) nga Resnja për shkak se fizikisht ka sulmuar nëpunës policor i cili ka qenë duke kryer detyrat zyrtare.”, qëndron në kumtesën e MPB-së.

Pas dokumentimit të rasteve, MPB thotë se do të vijojë kallëzim përkatës për të katër rastet. /Lideri.mk